Janë publikuar pamjet e frikshme të aksidentit të paprecedentë që ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit te Diga e Liqenit Artificial në Tiranë. Siç shihet nga pamjet, makina tip BMW X6 me shofer Eldi Alushin 26 vjeç ka ardhur me shpejtësi skëterrë nga Rruga e Kosovarëve dhe është ngjitur fluturimthi në pedonalen e digës së liqenit duke u përplasur tek bordurat mbrojtëse.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit. Drejtuesi i mjetit pa targa ka braktsur makinën dhe është larguar në drejtim të paditur. Dyshohet se në momentin e aksidentit shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.
/Gazeta Express