Dy ekspozita të veçanta do të jenë pjesë e edicionit të sivjetmë të EtnoFest, ekspozita kolektive me vepra të mbledhura nga Austin Clarke dhe ekspozita personale retrospektive e Eshref Qahilit.
Një ekspozitë kolektive shume e veçantë do të jetë në programin e këtij edicioni të Etno Fest. Koleksioni shumë i pasur përmban vepra nga artistët kosovarë të kohës të mbledhura nga koleksionisti irlandez Austin Clarke, i cili shërbeu në Kosovë menjëherë pas luftës përgjatë viteve 2000/1.

“Muzeu i Fëmijërisë” një ekspozitë personale retrospektivë e cila prezanton veprat e Eshref Qahili që nuk janë ekspozuar më parë dhe reflektojnë në zhvillimin e krijimtarisë së tij artistike përgjatë katër dekadave.
/Express