FOTO E PA PUBLIKUAR/ 1 vit nga zhdukja misterioze e “mbretit të kumarit” Ervis Martinajt - Gazeta Express
string(85) "foto-e-pa-publikuar-1-vit-nga-zhdukja-misterioze-e-mbretit-te-kumarit-ervis-martinajt"

Shqiperi

Gazeta Express

09/08/2023 18:00

FOTO E PA PUBLIKUAR/ 1 vit nga zhdukja misterioze e “mbretit të kumarit” Ervis Martinajt

Shqiperi

Gazeta Express

09/08/2023 18:00

Këtë të mërkurë është mbushur plot 1 vit nga zhdukja në Shijak e Ervis Martinaj, njeriut që jetonte mes biznesit të lojrave të fatit dhe botës të krimit të organizuar.

Kur janë mbushur plot 1 vit nga nisja e kërkimeve nga zhdukja misterioze e Ervis Martinajt, “Ora News” publikon një foto të rrallë të njeriut që njihet ndryshe edhe si “mbreti i kumarit” në Shqipëri.

FOTO E PA PUBLIKUAR/ 1 vit nga zhdukja misterioze e “mbretit të

Fotoja në fjalë lidhur me plazhin e tij në Luginën e Patokut, ku Martinaj shfaqet i ulur në një karrige me rroba banjoje dhe i mbuluar me një peshqir, gjë që tregon se ai sapo kishte dalë nga uji.

“Ora News” publikoi ditën e djeshme dhe video, ku njeriu më i kërkuar nga policia, Ervis Martinaj, shfaqet teksa noton në Lagunën e Patokut në Laç.

Në video duket qartë Ervis Martinaj, teksa bën lëvizje të krahëve dhe më pas zhytet në ujërat e Lagunës.

E teksa noton disa metra, del me urgjence nga uji, duke bërtitur: “…o ka gafore…”.

Pikërisht në 9 gusht 2022, 41-vjeçari humbi kontaktet me rrethin e tij shoqëror dhe  familjar, çka solli që një ditë më pas në 10 Gusht xhaxhai i tij Rakip Martinaj të kallëzonte në policinë e Laçit, rastin e humbjes së kontaktit me nipin.

Shijaku ishte pika e fundit e ndalesës së tij, duke hyrë në banesën e një të njohuri A.A. Shijaku mban të fshehur misterin nëse Ervis Martinaj është gjallë apo e kanë vrarë.

Për një periudhë 1-vjeçare emri i Ervis Martinajt, ka ngjallur kureshtje, duke e ndarë opinionin publik, median dhe policinë, mes misterit nëse është i gjallë apo është i vdekur.

Prokuroria e Laçit dhe më pas ajo e Lezhës, prej 1 viti po kryen hetime për akuzën e “Rrëmbimit dhe zhdukjes së personit”.



Advertisement
Advertisement
Advertisement