Rregulli me 2 gishta për të zgjedhur shalqirin perfekt
Fun
Gazeta Express
17/07/2023 22:10
Dy gjëra janë thelbësore në ditët e nxehta:
Kondicioneri dhe shalqiri i duhur.
Këtu nuk do t’ju tregojmë se si të instaloni
kondicionerin ose nëse është koha për të bërë mirëmbajtje. Megjithatë, ne do
t’ju tregojmë çelësin për të zgjedhur shalqirin perfekt, të kuq, të ëmbël dhe
me po aq lëng.
Ka shumë udhëzime, këshilla të cilat besojmë
se i keni provuar, mirëpo është një truk jo shumë i dëgjuar. Ne do ju tregojmë
mënyrën e lehtë dhe të sigurt: rregullin me 2 gishta.
Po, dora juaj është si një busull, që ju
udhëzon të zgjidhni shalqirin e duhur. Bashkoni gishtin tregues dhe gishtin e
mesit dhe nëse vijat e shalqirit janë më të trasha atëherë është i duhuri.