Tesla Model Y, vetura më e shitur në Evropë këtë vit
AutoTech
Gazeta Express
13/07/2023 21:10
Në pesë muajt e parë të këtij viti, shitjet
e Tesla Model Y u rritën me 270% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022
në Evropë.
Në
periudhën janar-maj, prodhuesi amerikan shiti 103.716 vetura të modelit Y në
Kontinentin e Vjetër.
Vendin e dytë për sa i përket shitjeve e zuri
Dacia Sandero (101.947), dhe vendin e tretë Renault Clio (99.343). Volkswagen
T-Roc (98.150) dhe Opel Corsa (95.338) janë gjithashtu në top pesëshe, sipas
rezultateve të mbledhura nga uebfaqja e specializuar fokus2move.