WhatsApp vjen edhe më një ndryshim, është interesant
AutoTech
Gazeta Express
12/07/2023 22:01
WhatsApp thuhet se po lanson një veçori të
re të fokusuar në privatësi për anëtarët e komunitetit.
Funksionaliteti i ri që u tha më parë se ishte
në testim, do t’i lejonte përdoruesit të fshehin numrat e tyre të telefonit kur
i bashkohen ndonjë grupi.
Funksioni i quajtur “privacy number of phone”,
thuhet se është i disponueshëm për të gjithë testuesit beta të Android dhe iOS.
Me këtë, përdoruesit mund të marrin pjesë në
biseda dhe të tregojnë reagimet e tyre ndaj mesazheve duke fshehur emrat dhe
numrat e tyre të telefonit nga anëtarët e tjerë të komunitetit.
Aplikacioni në pronësi të Meta-s nuk e ka bërë
të ditur zyrtarisht se kur synon të bëjë funksionin të disponueshëm për të
gjithë përdoruesit.