Nga Parisi në New York për 90 minuta, aeroplani me shpejtësi hipersonike po bëhet realitet
AutoTech
Gazeta Express
10/07/2023 21:47
Nga Parisi në New York për 90 minuta,
aeroplani me shpejtësi
Projektimet për një aeroplan të ri me energji
hidrogjeni mund të fillojnë një epokë të re të fluturimit hipersonik që do të
shkurtojë kohën e udhëtimit rreth globit për disa orë.
Aeroplani më i fundit që arriti një sukses të
tillë ishte Concorde, projektim supersonik i inxhinierisë anglo-franceze,
raporton “Euronews”.
Në kulmin e tij, aeroplani kaloi Atlantikun në një kohë rekord për rreth 3.5 orë, duke fluturuar me një shpejtësi prej mbi 2,100 kilometrave në orë.
Por, një “start-up” zviceran dëshiron të
zvogëlojë kohën aktuale të udhëtimit prej Parisit në New York nga 8 orë në
vetëm një orë e gjysmë – me aeroplanin e tij hipersonik me pasagjerë që
fuqizohet me energji hidrogjeni.