Kosova, anëtarja më e re e Federatës Ndërkombëtare të Padelit - Gazeta Express
string(60) "kosova-anetarja-me-e-re-e-federates-nderkombetare-te-padelit"

Sport

Gazeta Express

07/07/2023 19:19

Kosova, anëtarja më e re e Federatës Ndërkombëtare të Padelit

Sport

Gazeta Express

07/07/2023 19:19

Federata e Padelit e Kosovës është anëtarësuar me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Padelit (FIP).

Sot, në “Sala d’Onore” (CONI) të Romës është mbajtur Asambleja e Përgjithshme e Federatës Ndërkombëtare të Padelit, e kryesuar nga presidenti i FIP, Luigi Carraro, që aprovoi aplikimet për pranimin e tetë federatave të reja, përcjell Gazeta Express.

Në këtë asamble ishin të pranishëm të gjithë zyrtarët e Federatave të padelit nga shtete të ndryshme, ndërsa që nga sot u shtuan edhe tetë shtete të reja të cilat u bashkuan me familjen e madhe te FIP, ku në mesin e tyre ishte edhe Kosova.

Federata Ndërkombëtare e Padelit tani numëron më shumë se 25 milionë lojtarë nga 71 Federata zyrtare në pesë kontinente. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement