Rok grupi kosovar ka lansuar sonte këngën e
tyre të re “Ali Pasha i Janinës”
Një këngë e vjetër e jugut për liderin e
shekullit 18 të Shqipërisë së Jugut është rikthyer në një version modern me
muzikë rok nga grupi Jericho.
Petrit Çarkaxhiu që kohëve të fundit më shumë
ka lansuar këngë solo, madje ai mori pjesë edhe në festivalin e këngës në RTSH,
duket së i është kthyer përsëri grupit të tij.
Projekti i ri e tregon këtë ku përpos Petritit
në kitarë luan Leonard Canhasi kurse në baskitarë Edmond Gjinolli.
Në bateri shfaqet Visar Rexha kurse në klarinet Telando Feto. /GazetaExpress/