Donjeta Sadiku bën luftë të madhe në fund, por mbetet pa medalje në Lojërat Evropiane - Gazeta Express
string(84) "donjeta-sadiku-ben-lufte-te-madhe-ne-fund-por-mbetet-pa-medalje-ne-lojerat-evropiane"

Boks

Gazeta Express

28/06/2023 13:48

Donjeta Sadiku bën luftë të madhe në fund, por mbetet pa medalje në Lojërat Evropiane

Boks

Gazeta Express

28/06/2023 13:48

Donjeta Sadiku ka mbetur pa medalje në Lojërat Evropiane.

Boksierja kosovare ka bërë luftë të madhe, sidomos në fund të meçit, por nuk ia doli të fitonte në çerekfinale, me ç’rast do ta siguronte edhe medaljen në këtë garë prestigjioze.

Boksierja nga Gollaku humbi nga francezja Estelle Mossely, kampione olimpike në vitin 2016, me vendim të gjyqtarëve në kategorinë deri në 60 kilogramë, shkruan “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, Sadiku doli nga ky eveniment me kokën lartë si e pesta, ndonëse nuk arriti ta fitonte normën olimpike, pasi bëri luftëra mjaft të mira duke i fituar dy meçe paraprakisht.

Asaj i mbetet të punojë për të pasur paraqitje sa më të mira në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm, të cilat do të mbahen në Paris të Francës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement