Serbia nuk paraqitet në fushë, Kosova kalon në çerekfinale të Kampionatit Ballkanik - Gazeta Express
string(82) "serbia-nuk-paraqitet-ne-fushe-kosova-kalon-ne-cerekfinale-te-kampionatit-ballkanik"

Sport

Gazeta Express

24/06/2023 15:31

Serbia nuk paraqitet në fushë, Kosova kalon në çerekfinale të Kampionatit Ballkanik

Sport

Gazeta Express

24/06/2023 15:31

Kosova është në mesin e tetë Kombëtareve më të mira të Kampionatit Ballkanik të volejbollit në rërë, i cili po zhvillohet në Balikesir të Turqisë, pasi fitoi pikë në tavolinë kundër Serbisë.

Dyshja fantastike “Dardane”, Erion Bajrami/Ermal Maliqi, e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, nga tri ndeshje të luajtura, ka regjistruar dy fitore dhe një humbje.

Ndërsa, në përballjen e katërt vazhdoi tutje pa lojë pasi Serbia nuk u shfaq fare në fushë për duel.

Kështu, djelmoshat tanë prekin çerekfinalen e madhe, ku do të ndeshen me dyshen moldave Bobcis/Korsakov, me fillim nga ora 17:50. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement