Arben Fetahu zgjidhet nënkryetar i FIBA Europe Youth Commission, Dushku anëtare e këtij Komisioni - Gazeta Express
string(96) "arben-fetahu-zgjidhet-nenkryetar-i-fiba-europe-youth-commission-dushku-anetare-e-ketij-komisioni"

Sport

Gazeta Express

23/06/2023 17:44

Arben Fetahu zgjidhet nënkryetar i FIBA Europe Youth Commission, Dushku anëtare e këtij Komisioni

Sport

Gazeta Express

23/06/2023 17:44

Pas zgjidhjes së Arben Fetahut për herë të parë anëtar i Bordit të FIBA Europës, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është zgjidhur nënkryetar i FIBA Europe Youth Commission, ndërsa Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku është zgjidhur anëtare e FIBA Europe Youth Commission për mandatin 2023-2027.

Fetahu dhe Dushku janë zgjidhur në mbledhjen e Bordit të FIBA Evropës, që u mbajt sot (e premte) në Lubjanë të Sllovenisë. Kjo ishte mbledhja e parë për të parin e basketbollit të Kosovës si anëtar i Bordit të FIBA Evropës.

Kujtojmë se, Fetahu ka qenë anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission) dhe Dushku, anëtare në Komisionin e të Rinjve (FIBA Europe Youth Commission) për mandatin 2019-2023, duke u shpërblyer nga FIBA Evropa për punën e bërë.

FBK në njoftim theksoi se “kjo është dëshmia më e mirë që FIBA Evropa po e vlerëson punën e madhe që Federata e Basketbollit të Kosovës po e bën për zhvillimin e basketbollit kosovar në përgjithësi”.

Federata e Basketbollit e Kosovës gjithashtu vlerësoi se ky është një “tjetër lajm madhor për Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe basketbollin e Kosovës”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement