Ditën e sotme Partia Demokratike ka publikuar formularin dhe listën e kritereve që duhet të përmbushë kryetari i ardhshëm i kësaj force politike.
Kandidatët për Kryetar të Partisë Demokratike duhet të plotësojnë tre grupkriteresh, që lidhen me aftësitë e angazhimit politik, aftësitë e integriteti moral dhe aftësitë organizative.
Po ashtu një tjetër kriter interesant është edhe fakti se kryetari i ri i PD-së duhet të këtë kontribuar në fushatat e partisë në 3 vitet e fundit. Kriter ky që duket se mund të paralizojë Lulzim Bashën, i cili nuk është se ka qenë shumë aktiv në fushatën për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 maj.
Një tjetër kriter është se duhet të mos kenë dëmtuar interesat elektorale në 3 vitet e fundit. Po ashtu duhet të ketë figurë të pastër gjyqësore dhe ideologjike si dhe të jetë i përkushtuar në luftën kundër korrupsionit.
Kujtojmë se më datë 29 korrik do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike.
Aftësitë e angazhimit politik
Integriteti moral
Aftësitë organizative
/Gazeta Express