KB Sigal Prishtina ka siguruar shërbimet e njërit prej basketbollistëve më të mirë në sezonin e fundit, Devoe Joseph.
Kanadezi ishte pjesë e Pejës, që u shpall kampione për edicionin 2022/23, shkruan Gazeta Express.
Joseph ishte ndër më meritorët për këtë sukses të pejanëve.
Ai nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e rivalëve të tyre, Sigal Prishinës.
Klubi kryeqytetas ka njoftuar zyrtarisht këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me 34-vjeçarin.
Njoftimi i plotë nga klubi i Prishtinës (pa ndërhyrje):
“ZYRTARE: Snajperisti DEVOE JOSEPH nënshkruan me Sigal Prishtinën
Brendi më i madh sportiv shqiptar ju njofton se është finalizuar transferimi i shuterit kanadez, me përvojë të madhe në Evropë, e së fundmi edhe në Kosovë, Devoe JOSEPH
Joseph, 33 vjeçar ka luajtur në skuadra elitare të shteteve si Turqi 🇹🇷, Poloni, Ukrainë, Spanjë, Francë, Mal i Zi, Greqi, Rumani dhe Finlandë.
Ai poashtu ka luajtur në ABA Ligë dhe EuroCup me Buduçnostin.
WELCOME TO THE HOME OF CHAMPIONS, DEVOE”. /Gazeta Express/