Zyrtare: Arti Hajdari largohet nga Peja - Gazeta Express
string(38) "zyrtare-arti-hajdari-largohet-nga-peja"

Sport

Gazeta Express

05/06/2023 18:07

Zyrtare: Arti Hajdari largohet nga Peja

Sport

Gazeta Express

05/06/2023 18:07

Arti Hajdari nuk do të jetë më pjesë e KB Pejës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Hajdari ka konfirmuar largimin nga kampionët e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas 30-vjeçarit, dëshira e tij ishte për të qëndruar në “Karagaçi”, por që nuk gjeti gjuhë të përbashkët me klubin pejan.

Hajdari gjithashtu ka falënderuar tifozët dhe bordin e klubit për të gjitha që kaluan në sezonin e fundit.

Postimi i plotë nga Arti Hajdari (pa ndërhyrje):

“Te nderuar qytetar te Pejes,

Te nderuar bord i KB Peja,

Te nderuar tifoz te zjarrte te UCF!

Dua te ju falenderoj per çdo gje qe keni bere per mua ne sezonen e fundit. FALEMINDERIT PER PERKRAHJEN MASIVE PER MUA DHE EKIPIN TONE. Jam njeriu me i lumtur ne bote qe sezonen e fundit, e kremtuam me shperblimin me te madh ne basketboll, me titullin e kampionit. Sezonen 2022/23 do ta mbajme mend bashkarisht si histori te pa shlyer, drejt nje suksesi te cilin e arritem se bashku dhe e besuam vetem ne.

Une sot ju falenderoj shume per çdo gje qe kemi bere se bashku.

Tani me dhimbje te madhe dhe emocione te pa shpjegueshme, njoftoj se kam ndare rruget me klubin e Pejes, sepse me gjithe perpjekjet dhe deshiren time te madhe, nuk kemi gjetur rruge te perbashket per te vazhduar me tutje, duke mos besuar qe qendrojme aq larg me mendime. Por keshtu e ka jeta dhe profesionalizmi. Basketbolli eshte i tille dhe karrieria ime ka rendesi te madhe per zhvillimin dhe te arriturat e mija.

Une sot kam nevoje per perkrahje, vleresim meritor dhe respekt mbi te gjitha.

Ne emrin tim personal,  KB Pejes i’a uroj te gjitha sukseset e mundshme.

I juaji,

Arti Hajdari”. /Gazeta Express/