Hovenier ripërsërit dy kushtet e SHBA-së për Kurtin - Gazeta Express
string(52) "hovenier-riperserite-dy-kushtet-e-shba-se-per-kurtin"

Hovenier ripërsërit dy kushtet e SHBA-së për Kurtin

Lajme

Gazeta Express

01/06/2023 17:07

Ambasadori i SHBA-s në Prishtinë, Jeff Hovenier ka qëndruar sot në objektin e Qeverisë së Kosovës për takim me kryeministrin Albin Kurti.

Diplomati amerikan ka thënë se është çështje urgjente që të de-eskalohet situata në veri të Republikës së Kosovës dhe thotë se për të ndodhur kjo rruga është e qartë.

Lexo Edhe:

Sipas Hovenier, tre kryetarët e komunave veriore duhet të punojnë nga objekte alternative dhe që policia e Kosovës të largohet nga objektet e komunave në veri.

Ai thotë se SHBA-ja nuk sheh arsye që në këtë moment kryetarët e rinj të qëndrojnë ne objektet e komunave veriore dhe se prania e policisë në objekte nuk i kontribuon qetësimit të situatës./Express/