Pierre-Emerick Aubameyang dëshiron të rikthehet në
Barcelonë.
Sipas mediumit “The Evening Standard”, megjithatë Chelsea nuk dëshiron të qëndrojë duarthatë, përcjell “Gazeta Express”.
Katalunasit, në fakt po e shtyjnë sulmuesin gabonez
ta zgjidhë kontratën e tij me “Blues” dhe ta marrë atë “gratis”.
Megjithatë, klubi londinez ndërkohë është duke biseduar
me skuadra të ndryshme, të cilat mund të paguajnë për kartonin e lojtarit.
Në mesin e tyre janë edhe Milani, i cili synon ta
rikthejë lojtarin në San Siro, dhe Galatasaray.
Mirëpo, klubet e kuqe do të kenë konkurrencë të fortë
pasi ish-futbollistin e Borussia Dortmundit po e kërkojnë edhe klubet nga
Arabia Saudite. /Gazeta Express/