Platforma kineze e videove Tiktok po teston
një chatbot të quajtur Tako që mund të përdoret si një motor kërkimi dhe për
navigim.
Chatbot i ri i AI do të jetë në gjendje të
rekomandojë video bazuar në komandat e shkruara të ofruara nga përdoruesi. Mund
të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si përdoruesit e përdorin këtë rrjet
social. Përmbajtja e internetit mund të kërkohet duke përdorur komandat e
shtypura në dritaren e bisedës. Nuk dihet ende se në cilin model gjuhe bazohet
Tako, por të paktët përdorues që e përdorin tashmë thonë se mund t’u përgjigjet
një sërë pyetjesh.
Kështu, Tako do të përfshijë gjithashtu
sugjerime komandash (instruksione) që përdoruesit do të mund t’i përdorin pa
pasur nevojë të shkruajnë manualisht pyetje. Për shembull, pranë një videoje të
kurorëzimit të mbretit britanik Charles III, sugjerohet pyetja “Cila është
rëndësia e kurorëzimit të mbretit?”.
TikTok ka konfirmuar se chatbot është duke u
testuar dhe aktualisht është i disponueshëm vetëm në Filipine. Një test do të
pasojë në vende të tjera përpara nisjes zyrtare.