Haxhi Krasniqi: Më 5 gusht do të shkruajmë histori - Gazeta Express
string(49) "haxhi-krasniqi-me-5-gusht-do-te-shkruajme-histori"

Haxhi Krasniqi: Më 5 gusht do të shkruajmë histori

Sport

Gazeta Express

29/05/2023 22:39

Haxhi ‘Robin’ Krasniqi synon ta jetojë ëndrrën e tij të kamotshme për të boksuar dhe për të fituar në vendin ku i rrahë zemra.

Boksieri i suksesshëm kosovar bëri karrierë të jashtëzakonshme jashtë vendit, ndërsa më 5 gusht do ta plotësojë ëndrrën e tij dhe të krejt fansave të tij për të boksuar në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Meçi i radhës i tij do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ish-kampioni i botës në boksin profesionist, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, paralajmëroi se do të shkruhet historia me atë datë.

“Me 5 Gusht do të shkruajm Histori!”, shkroi 36-vjeçari nga Juniku.

Pasi data dhe vendi i meçit të ardhshëm tashmë dihet, ka mbetur për t’u caktuar vetëm edhe kundërshtari i Krasniqit. /Gazeta Express/