Provokohen banorët e Luginës: Fshihet “Presheva”, mbetet vetëm “Preševo”
Lajme
Gazeta Express
29/05/2023 10:46
Një shenjë rrugore në Luginë të Preshevës, ku tregon drejtimin për
Preshevë, ka mbetur vetëm në gjuhën serbe “Preševo”. Shkrimi “Preshevë”
është fshirë.
Për këtë ka reaguar Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.
Ai ka thënë se është njoftuar nga qytetar që mbishkrimi i shenjës së komunikacionit në gjuhën shqipe është fshirë. Për këtë, Lutfiu ka thënë se ka njoftuar “menjëherë organet kompetente dhe më premtuan se do ta përmirësojnë shumë shpejtë”.