PSG barazon, por shpallet kampion i Francës - Gazeta Express
string(42) "psg-barazon-por-shpallet-kampion-i-frances"

PSG barazon, por shpallet kampion i Francës

Futboll

Gazeta Express

27/05/2023 22:51

Paris Saint-Germain ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit në Ligue 1.

Ekipi parisien barazoi 1:1 me Strasbourgun për t’u shpallur kampion në elitën e futbollit francez, një xhiro para fundit të sezonit.

Lexo Edhe:

Messi kaloi Parisin në epërsi, por rezultati u barazua shpejt nga vendasit.

Ky barazim e dërgon PSG-në në 85 pikë, katër më shumë se Lens që gjendet në pozitën e dytë.

Në anën tjetër, Strasbourg mbetet në vendin e 15-të me 40 pikë dhe ka arritur të sigurojë mbijetesën në Ligue 1. /Gazeta Express/