Izmir Zeqiri hyn në zyrën e Kryetarit në Komunën e Zubin Potokut - Gazeta Express
string(64) "izmir-zeqiri-hyn-ne-zyren-e-kryetarit-ne-komunen-e-zubin-potokut"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2023 15:41

Izmir Zeqiri hyn në zyrën e Kryetarit në Komunën e Zubin Potokut

Lajme

Gazeta Express

26/05/2023 15:41

Edhe Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka arritur të futet në objektin e komunës.

Dukagjini ka transmetuar pamje live ku shihet Zeqiri në zyrën e kryetarit, raporton Express.

Gjatë hyrjes së tij në komunë, ai është shoqëruar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Gazeta Express raportoi pak më herët se trupa të Policisë së Kosovës kanë hyrë në objektin e komunës së Zubin Potokut, pasi kanë arritur ta shpërndajnë turmën e mbledhur për ta penguar hyrjen e kryetarit të ri.

Edhe në Zubin Potok janë dëgjuar krisma, ndërkaq Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba për ta shpërndarë turmën.

Turmat e njerëzve u mblodhën para komunave veriore, pasi në qytete u dëgjuan sirenat.

Zakonisht, në katër qytetet veriore, sirenat lëshohen nga strukturat që thërrasin qytetarët për të dalë në rrugë. /Express/