Real Madridi është kampioni i ri në Euroligë.
Gjiganti spanjoll e fitoi sonte titullin e 11-të të kampionit në histori të klubit në këtë garë, shkruan Gazeta Express.
Real Madridi mposhti sonte në finale Olympiacosin, një ndeshje që ishte e barabartë dhe dramatike.
Ndeshja e zhvilluar në “Zalgirio Arena” të Lituanisë përfundoi me rezultatin 78:79.
“Los Blancos” triumfuan në sekondat e fundit falë një dypikëshi të Sergio Llull.
A Championship Winning shot from @23Llull!
— Turkish Airlines EuroLeague (@EuroLeague) May 21, 2023
Unbelievable!#7DAYSMagicMoment pic.twitter.com/zWOvZt5Dqo
Më të dalluarit në fitoren e Real Madridit ishin Sergio Rodriguez me 15 pikë dhe Walter Taveres me 13 sosh.
Te Olympiacosi u dallua Aleksandar Vezenkov me 21 pikë.
Real Madridi vazhdon të jetë klubi më i trofeshëm në garën më prestigjioze të basketbollit në Evropë. /Gazeta Express/
🏆👏 #CHAMP11ONS 👏🏆 pic.twitter.com/MdeIotc08y
— Real Madrid Basket (@RMBaloncesto) May 21, 2023