Të hënën do të prezantohet selektori i ri i Kosovës - Gazeta Express
string(51) "te-henen-do-te-prezantohet-selektori-i-ri-i-kosoves"

Basketboll

Gazeta Express

20/05/2023 10:49

Të hënën do të prezantohet selektori i ri i Kosovës

Basketboll

Gazeta Express

20/05/2023 10:49

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se të hënën do ta prezantojë selektorin e ri të Kombëtares.

Shtëpia e basketbollit kosovar do ta mbajë një konferencë për shtyp më 22 maj nga ora 14:00 në “Four Points by Sheraton Prishtina” për ta prezantuar trajnerin që do t’i prijë “Dardanët” në fazën parakualifikuese të Eurobasket 2025, ku Verdhekaltrit janë në grup me Zvicrën dhe me Danimarkën.

Përzgjedhësi i ri dhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu do ta nënshkruajnë kontratën për rrugëtimin e Kosovës në garat zyrtare të FIBA-s.

“Gazeta Express” mëson se selektor i ri i Kosovës do të jetë trajneri i Pejës, Rami Hadar. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement