Miami i afrohet edhe më shumë finales së madhe të NBA-së - Gazeta Express
string(56) "miami-i-afrohet-edhe-me-shume-finales-se-madhe-te-nba-se"

Basketboll

Gazeta Express

20/05/2023 11:51

Miami i afrohet edhe më shumë finales së madhe të NBA-së

Basketboll

Gazeta Express

20/05/2023 11:51

Miami i është afruar edhe më shumë finales së madhe të NBA-së për sezonin 2022/23.

Heat e mposhtën Bostonin edhe në ndeshjen e dytë finale të Konferencës.

Miami triumfoi në “TD Garden” me rezultat 111:105 (24:25, 30:25, 21:33 e 22:36) për ta ngritur epërsinë në serinë e ndeshjeve finale në 2-0, shkruan “Gazeta Express”.

Te Heat më të dalluarit ishin Jimmy Butler me 27 pikë, Caleb Martin me 25 dhe Bam Adebayo me 22 pikë.

Nga ana tjetër, 34 pikët e lojtarit më të mirë Jayson Tatum nuk iu mjaftuan Celtics që ta shmangin humbjen.

Miamin e ndajnë dy fitore nga finalja e madhe e NBA-së, kurse Bostonin e pret një punë e vështirë në tentim për ta përmbysur serinë e “finales së vogël” për të shkuar në “finalen e madhe” të NBA-së. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement