Olympiacos ka kaluar në finale të “Play-Offit” në Euroligë, që po mbahet këtë vit në Lituani.
Skuadra greke eliminoi sot Monacon në gjysmëfinale, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në “Zalgirio Arena” përfundoi me rezultatin 76:62.
Aleksandar Vezenkov me 19 pikë dhe Kostas Papanikolaou me 15 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në triumfin e Olympiacosit.
Te Monaco u dalluan Mike James dhe Elie Okobo, me nga 17 pikë secili.
Olympiacos në finale do të takohet me fituesin nga gjysmëfinalja tjetër, mes Real Madridit dhe Barcelonës. /Gazeta Express/