Prishtina e harron rivalitetin, ia uron titullin Pejës - Gazeta Express
string(53) "prishtina-e-harron-rivalitetin-ia-uron-titullin-pejes"

Basketboll

Gazeta Express

19/05/2023 12:11

Prishtina e harron rivalitetin, ia uron titullin Pejës

Basketboll

Gazeta Express

19/05/2023 12:11

Klubi i basketbollit Peja ka qenë rival i përhershëm dhe kryesori i Sigal Prishtinës në basketbollin e pasluftës.

Por, Bardhekaltrit e kanë harruar për një moment rivalitetin dhe ua kanë uruar suksesin e fundit rivalëve të tyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeqytetasit i uruan Verdhezinjtë për titullin, siç shkruajnë ata, të fituar me meritë dhe me nder, shkruan “Gazeta Express”.

Peja e mposhti Trepçën mbrëmë në ndeshjen e pestë dhe vendimtare të finales së “play-offit” me rezultat 93:91 pas vazhdimeve për ta rikthyer në Rrafshin e Dukagjinit titullin e shumëpritur prej tyre qe një dekadë.

Ndërsa, prishtinasit ishin eliminuar paraprakisht në gjysmëfinale pikërisht nga finalistja – Trepça. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement