Peja: Kështu duken Kampionat, kështu fluturojnë Shqiponjat - Gazeta Express
string(56) "peja-keshtu-duken-kampionat-keshtu-fluturojne-shqiponjat"

Basketboll

Gazeta Express

19/05/2023 12:04

Peja: Kështu duken Kampionat, kështu fluturojnë Shqiponjat

Basketboll

Gazeta Express

19/05/2023 12:04

Klubi i basketbollit Peja i dha fund mbrëmë pritjes prej një dekade duke e fituar titullin e kampionit të Kosovës.

Verdhezinjtë e mposhtën Trepçën në Mitrovicë me rezultat 93:91 pas vazhdimeve në ndeshjen e pestë finale të “play-offit”, shkruan “Gazeta Express”.

Pejanët e festuan këtë sukses në “Minatori” pas zbrazjes së palestrës, për ta vazhduar më pas festën edhe në qytetin e Rrafshit të Dukagjinit deri në orët e vona të natës.

Ndërkohë, KB Peja e bëri një postim mbrëmë vonë, ku e përshkruar mundin, sakrificën dhe punën e bërë për të ardhur deri në këtë ditë, ndërsa e lavdëruan edhe punën e bërë nga kundërshtari i finales, Trepça, i cili ishte rival i denjë i pejanëve në finale. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement