Kurti: Në Bruksel morëm garanci për marrëveshjen e arritur në Ohër - Gazeta Express
string(65) "kurti-ne-bruksel-morem-garanci-per-marreveshjen-e-arritur-ne-oher"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2023 15:57

Kurti: Në Bruksel morëm garanci për marrëveshjen e arritur në Ohër

Lajme

Gazeta Express

07/05/2023 15:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takimin e fundit që pati në Bruksel ka marrë garanci për marrëveshjen e arritur në Ohër.

Kurti tha se aty u konfirmua se teksti i marrëveshjes mbetit i pandryshueshëm dhe i panegociueshëm.

Lexo Edhe:

“Në takim u konfirmua se marrëveshja është valide, se 27 shkurti i Brukselit dhe 18 marsi i Ohrit ka ndodhur, se teksti i marrëveshjes është aty i pandryshueshëm e panegociueshëm dhe që duhet të zbatohet pa vonesa dhe në përpikëri. Andaj ky zotim, ky garancion i ndërmjetësve evropianë natyrisht që është i domosdoshëm për ta mbajtur solid procesin e dialogut”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Ai ka folur edhe për lirimin nga detyra të ekipit menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ekipi menaxhues e ka përfunduar edhe misionin edhe funksionin e vet, andaj ne nuk kemi më arsye që ta dëgjojmë ekipin menaxhues që çka pati për të thoshte e tha në Bruksel më 2 maj. Unë besoj që të gjithë e kanë të qartë se ekipit menaxhues i ka përfunduar puna andaj edhe lirimi nga detyra është gjëja më e natyrshme dhe më e logjikshme”, tha ai.

“Hapat e radhës besoj se do të jetë një takim i yni me ndërmjetësit. Besoj se kjo do të ndodhë gjatë këtij muaji. Pas këtij takimi do të mund të shohim cilët do të jenë hapat tjerë përpara dhe këta hapa do të jenë vetëm për zbatimin dhe sekuencimin e zbatimit”.