"Po vijmë egër", KB Peja bën këtë paralajmërim para ndeshjes ndaj Trepçës - Gazeta Express
string(70) "po-vijme-eger-kb-peja-ben-kete-paralajmerim-para-ndeshjes-ndaj-trepces"

Sport

Gazeta Express

07/05/2023 14:59

“Po vijmë egër”, KB Peja bën këtë paralajmërim para ndeshjes ndaj Trepçës

Sport

Gazeta Express

07/05/2023 14:59

Sot do të zhvillohet ndeshja e dytë e serisë finale së “Play Off”-it, mes Pejës e Trepçës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në palestrën sportive “Karagaçi”, nga ora 17:00, shkruan Gazeta Express.

Pak orë para fillimit të kësaj ndeshje, klubi i Pejës ka bërë një tjetër paralajmërim.

Faqja zyrtare e klubit pejan ka publikuar një fotografi nga një ballkon shtëpie, ku shihet një flamur i vendosur, në të cilin shkruan: “Perëndimi i egër”.

Postimi i plotë nga KB Peja (pa ndërhyrje):

“Po vijmë egërr, hajde përjeto !

Ah sa të du moj Pejë, #ZemraRrehMeTy sosht veq badihava !

#WildWest2023″.

Kujtojmë se për këtë ndeshje janë shitur të gjitha biletat dhe atmosfera pritët të jetë në kulmin e saj. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement