Philadelphia në epërsi ndaj Bostonit, Denveri më i mirë se Phoenixi - Gazeta Express
string(66) "philadelphia-ne-epersi-ndaj-bostonit-denveri-me-i-mire-se-phoenixi"

Basketboll

Gazeta Express

02/05/2023 9:27

Philadelphia në epërsi ndaj Bostonit, Denveri më i mirë se Phoenixi

Basketboll

Gazeta Express

02/05/2023 9:27

Philadelphia e ka nisur me këmbë të mbarë fazën gjysmëfinale të Konferencës Lindore në NBA.

76ers e mposhtën Bostonin në shtëpi të tij me rezultat 119:115 (31:38, 32:28, 24:21 e 32:28), në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “TD Garden”, shkruan “Gazeta Express”.

James Harden ishte hero i Philadelphias me 45 pikë të shënuara, kurse 39 pikët e Jayson Tatum ishin të pamjaftueshme për Celtics.

Ndërkohë, në Konferencën e Perëndimit, Denveri e ngriti epërsinë në 2-0 në serinë gjysmëfinale kundër Phoenixit.

Nuggets triumfuan 97:87 (18:21, 22:21, 30:31 e 27:14) në përballjen e dytë mes tyre.

Çereku i katërt dhe i fundit ishte vendimtar në fitoren e Denverit.

Qendra e Nuggets, Nikola Jokic e arriti shifrën rekorde të tij prej 39 pikësh, kurse tek Suns u shquan Devin Booker me 35 pikë e Kevin Durant me 24 sosh. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement