Trepça eliminoi Prishtinën, Gençoglu ia dedikon fitoren nënës së Drilon Hajrizit - Gazeta Express
string(79) "trepca-eliminoi-prishtinen-gencoglu-ia-dedikon-fitoren-nenes-se-drilon-hajrizit"

Sport

Gazeta Express

30/04/2023 20:21

Trepça eliminoi Prishtinën, Gençoglu ia dedikon fitoren nënës së Drilon Hajrizit

Sport

Gazeta Express

30/04/2023 20:21

Trepça e siguroi këtë të diel kalimin për në finale të “Play-Offit” në Superligën e Kosovës në basketboll.

Trepça eliminoi Sigal Prishtinën duke triumfuar 3:2 në serinë gjysmëfinale, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e pestë gjysmëfinale, e zhvilluar në kryeqytet, përfundoi me shifrat 74:77.

Trajneri i Trepçës, Engin Gençoglu, pas ndeshjes tha se ai i mban premtimet, duke iu referuar deklaratës së mëhershme, kur kishte thënë se do të triumfonin në Prishtinë,

“Unë i mbaj premtimet e mia. Kemi fituar kupën, jemi në finale dhe do të bëhemi kampion pas 11 vjetësh. Unë flas gjithnjë kështu. Flas kështu nëse kam ekipin e mirë, qytetin e mirë. Kemi treguar karakter. Mbetëm pa dy lojtarët e gjatë, por luajtëm lojën tonë. Në fund të lojës ishim të fokusuar dhe luajtëm me disiplinë”, tha trajneri turk pas ndeshjes.

Tutje, Gençoglu tha se kjo fitore i dedikohet nënës se Drilon Hajrizit, i cili u fye edhe sot nga prishtinasit.

“Ia dedikoj fitoren nënës Sadete, duart e të cilës i puth fort”, ka deklaruar Gençoglu.

Kujtojmë se Trepça në finale do të përballet me Pejën. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement