Sot dalin në shitje biletat e super-derbit Prishtina – Trepça - Gazeta Express
string(59) "sot-dalin-ne-shitje-biletat-e-super-derbit-prishtina-trepca"

Basketboll

Gazeta Express

27/04/2023 8:54

Sot dalin në shitje biletat e super-derbit Prishtina – Trepça

Basketboll

Gazeta Express

27/04/2023 8:54

Sot do të dalin në shitje biletat e super-derbit të basketbollit kosovar mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Dy rivalët e moçëm po përballen në gjysmëfinale të “play-offit” të Superligës së basketbollit ndërsa aktualisht seria e ndeshjeve është 2-2.

Pra, finalisti i dytë pas Pejës do të vendoset të dielën në mega-ndeshjen që do të luhet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet duke filluar nga ora 17:15.

Prishtinasit kanë njoftuar se sot do të dalin në shitje biletat e kësaj ndeshjeve, çmimet e së cilave do të jenë 3 dhe 7 euro.

“Shitja e biletave për ndeshjen e pestë gjysmëfinale mes KB Sigal Prishtina dhe KB Trepça do fillojë nesër tek zyret e Klubit në Pallatin e Rinisë nga ora 12:00 deri në 18:00.”, thuhet në njoftim e klubit Bardhekaltër.

Skuadra që i shënon tri fitore shkon në finalen e madhe. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement