Reagon Peja, thotë se mund të jenë dëmtuar edhe ata ndaj Yllit - Gazeta Express
string(61) "reagon-peja-thote-se-mund-te-jene-demtuar-edhe-ata-ndaj-yllit"

Basketboll

Gazeta Express

22/04/2023 17:21

Reagon Peja, thotë se mund të jenë dëmtuar edhe ata ndaj Yllit

Basketboll

Gazeta Express

22/04/2023 17:21

Edhe KB Peja ka reaguar në lidhje me pretendimet e KB Prishtinës për skandalin e njoftuar sot.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas ka hedhur dyshime se gjyqtarët grekë, të caktuar për ndeshjen e tretë gjysmëfinale ndaj Trepçës, janë parë duke pranuar ryshfet për të favorizuar mitrovicasit.

Ndërkohë, Peja ka reaguar duke thënë se të njëjtit gjyqtarë ishin edhe në ndeshjen e tretë gjysmëfinale, ku sipas tyre loja u përcoll me shumë gabime tendencioze në referim.

Reagimi i tyre i plotë, pa ndërhyrje:

Jemi të shokuar nga skandali i publikuar sot nga KB Prishtina, edhe më shumë rëndohet situata me faktin që të njejtit kanë referuar ndeshjen e tretë gjysëm-finale Peja vs Ylli. Kjo ndeshje është përcjellë me shumë gabime tendencioze në referim, nga edhe rrjedhë dyshimi i bazuar që të njejtit kanë qenë të kurdisur edhe në ndeshjen tonë. Kërkojmë urgjentisht nga organet kompetente që ky rast të hetohet deri në fund dhe ata që dëshirojnë ta shkatërrojnë basketbollin për interesa shumë të ngushta përsonale të marrin dënimin e merituar.Kërkojmë nga Federata, që të ndërmarrë veprime të menjëhershme ndaj përsonave përgjegjës për delegimin e referëve. KB Prishtina është rivali i përbetuar i KB Pejës në fushë, por sot jemi të bashkuar për ti luftuar ata që deshirojnë ta rënojnë baskebollin dhe punen tonë shumë vjeqare. Sot duhet të jemi të gjitha klubet se bashku për ta mbrojtur integritetin dhe lojen ferr në sport.

Advertisement
Advertisement
Advertisement