Prishtina – Trepça, sonte na pret një tjetër ndeshje e madhe e basketbollit - Gazeta Express
string(72) "prishtina-trepca-sonte-na-pret-nje-tjeter-ndeshje-e-madhe-e-basketbollit"

Basketboll

Gazeta Express

20/04/2023 11:21

Prishtina – Trepça, sonte na pret një tjetër ndeshje e madhe e basketbollit

Basketboll

Gazeta Express

20/04/2023 11:21

Sigal Prishtina dhe Trepça pritet të dhurojnë përsëri spektakël në përballjen e tyre të radhës.

Dy rivalët e moçëm do ta kenë sonte sfidën e tretë gjysmëfinale të “play-offit” të Superligës së basketbollit.

Aktualisht, seria e ndeshjeve është e barabartë, 1:1 pasi prishtinasit e fituan lojën e parë 82:70, e mitrovicasit atë të dytë, 77:68, shkruan “Gazeta Express”.

Prishtinasit do të mundohen ta shfrytëzojnë terrenin vendës për të kaluar në epërsi.

Kurse, mitrovicasve një fitore do t’ju kryente shumë punë duke e pasur parasysh se duelin e katërt do ta luajnë në “Minatori”, ku edhe do të mundë ta siguronin finalen.

Siç dihet, skuadra që i fiton tri ndeshje shkon në finalen e madhe.

Ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës do të nisë në orën 20:30.

Në gjysmëfinalen tjetër, Peja po avancon 2:1 me ndeshje ndaj Golden Eagle Yllit, i cili e fitoi mbrëmë lojën e tretë dhe mbeti në lojë për ta prekur eventualisht finalen. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement