Volejboll/ Caktohet orari për finalet e Kupës në të dy konkurrencat - Gazeta Express
string(66) "volejboll-caktohet-orari-per-finalet-e-kupes-ne-te-dy-konkurrencat"

Sport

Gazeta Express

15/04/2023 9:34

Volejboll/ Caktohet orari për finalet e Kupës në të dy konkurrencat

Sport

Gazeta Express

15/04/2023 9:34

Finalet e mëdha të Kupës së Kosovës do të zhvillohen të mërkurën e ardhshme, në të dy konkurrencat.

Në konkurrencën e meshkujve, Peja përballet me Skenderbeun me fillim nga ora 16:30, në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, ku do të luhet edhe finalja e femrave.

Për të arritur në finale, Peja, në gjysmëfinale kishte mposhtur Lubotenin, ndërsa Skenderbeu u tregua e fortë për G.E Therandën.

Në anën tjetër, te femrat, finalja luhet mes Dritës dhe Fer Volley me fillim nga ora 20:15.

Në gjysmëfinale, Drita mposhti M-Technologien, ndërsa Fer Volley triumfoi kundër Suti Sport. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement