Superliga e basketbollit me gjysmëfinale "të zjarrta” - Gazeta Express
string(51) "superliga-e-basketbollit-me-gjysmefinale-te-zjarrta"

Basketboll

Gazeta Express

12/04/2023 12:13

Superliga e basketbollit me gjysmëfinale “të zjarrta”

Basketboll

Gazeta Express

12/04/2023 12:13

Nga kjo mesjavë fillojnë gjysmëfinalet e “Play-off”-it në Superligën e basketbollit, të cilat pritet të jenë mjaft interesante, duke e marrë parasysh se do të përballen Top 4 skuadrat më të mira të garave të rregullta, si dhe njëherësh katër skuadra që e kanë synim titullin e kampionit.

Gjysmëfinalja e parë zhvillohet ndërmjet skuadrave verdhezi, Pejës dhe Golden Eagle Yllit.

Pejanët i përfunduan garat në vendin e dytë me 21 fitore e shtatë humbje, kurse therandasit në pozitën e tretë me 20 fitore e tetë humbje.

Pejanët janë në formë shumë të mirë para “Play-off”-it, duke i regjistruar tetë fitore radhazi apo asnjë humbje nën drejtimin e Rami Hadar.

Në anën tjetër, kampionët e kërkojnë të mbrojnë titullin apo ta fitojnë trofeun e tretë radhazi.

Në pesë duelet e fundit, Ylli prin 3:2 ndaj Pejës.

Sfida tjetër do të jetë edhe më interesante, ku përballen Sigal Prishtina dhe Trepça, dy skuadrat që e kanë fituar nga një trofe: prishtinasit triumfuan në Superkupë, ndërsa mitrovicasit në Kupë, duke e mundur në finale pikërisht njëra-tjetrën.

Në garat e rregullta të Superligë, Bardhekaltrit përfunduan në pozitën e parë me 22 fitore e gjashtë humbje, kurse ‘Xehetarët’ në vendin e katërt me 17 fitore e 11 humbje.

Në pesë duelet e fundit, kryeqytetasit prijnë me katër fitore karshi një fitore të mitrovicasve. /Gazeta Express/

E mërkurë

20:30 Peja – Golden Eagle Ylli

E enjte

20:30 Sigal Prishtina – Trepça

Advertisement
Advertisement
Advertisement