Mbyllet sezoni i rregullt në NBA, përcaktohen çiftet e play-offit - Gazeta Express
string(64) "mbyllet-sezoni-i-rregullt-ne-nba-percaktohen-ciftet-e-play-offit"

Basketboll

Gazeta Express

10/04/2023 12:48

Mbyllet sezoni i rregullt në NBA, përcaktohen çiftet e play-offit

Basketboll

Gazeta Express

10/04/2023 12:48

NBA ka mbyllur sezonin e rregullt 2022-2023, duke përcaktuar edhe skuadrat që avancojnë më tej si në fazën play off ashtu dhe atë “play in”.

Kështu, 6 ekipet e para të secilës Konferencë shkojnë direkt në fazën play off.

Ndërsa skuadrat e renditura në vendet 7-10 do të luajnë nga një ndeshje teke në “play in”, në fushën e ekipit të renditur më mirë.

Dhe, dy skuadrat fituese do të avancojnë më tej në play off, raporton BalkanWeb.

Në përfundim të sezonit të rregullt, ekipi i Milwaukee Bucks pati rekordin më të mirë, me 58 fitore e 24 humbje dhe do të ketë faktorin fushë në favor deri në “finale”.

Ndërsa në Perëndim, në vendin e parë u rendit skuadra e Denver.

Los Angeles Lakers, pavarësisht fitores së fundit, nuk arriti të shkonte më shumë se vendi i shtatë, për pasojë do të përballet me Minesottan në play-in.

Në rast fitoreje, në play-off do të ndeshet me Memphis Grizzlies.

Advertisement
Advertisement
Advertisement