Pasi BNE-ja përsëriti suksesin, Kurti: Me plis për në Paris, tashmë të gjithë i njohin djemtë tanë - Gazeta Express
string(95) "pasi-bne-ja-perseriti-suksesin-kurti-me-plis-per-ne-paris-tashme-te-gjithe-i-njohin-djemte-tane"

Sport

Gazeta Express

08/04/2023 22:11

Pasi BNE-ja përsëriti suksesin, Kurti: Me plis për në Paris, tashmë të gjithë i njohin djemtë tanë

Sport

Gazeta Express

08/04/2023 22:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar suksese ekipit të CS:GO, Bad News Eagles, pasi siguruan kualifikimin për në “Majorin” e Parisit.

Ekipi kosovar sot mposhti ekipin e dytë më të mirë në botë, FaZe Clan, për të siguruar pjesëmarrjen në turneun që do të mbahet muajin e ardhshëm në kryeqytetin francez.

”Bad News Eagles përsëri pjesë e Majorit. Sonte ata mposhtën ekipin e dytë më të mirë në botë. Tashmë të gjitha shtetet me ekipet e tyre i njohin djemtë tanë. Jam i lumtur për potencialin e rinisë sonë. Shumë suksese e përpara për fitore të reja”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në “Instagram”.

Këtë postim ai e shoqëroi me një fotografi të një plisi me logon e ekipit të Bad News Eagles, si dhe me mbi shkrimin “Me plis për në Paris”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement