Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të bëjë homazhe në Izbicë të Skenderajt dhe në Podujevë.
ZKM ka njoftuar se në
Izbicë do të shkojë në orën 09:30, ndërsa në Podujevë në orën 11:00.
“1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën
homazhe te Memoriali në Izbicë, Skenderaj. VENDI: Memoriali në Izbicë,
Skenderaj, KOHA: 09:30/ 2.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,
bën homazhe te varrezat e Familjes Bogujevci dhe Duriqi, në Podujevë. VENDI:
Varrezat e Familjes Bogujevci dhe Duriqi, Podujevë, KOHA: 11:00”, thuhet në
komunikatë.