Presidenti Donald Trump sapo ka postuar në Truth Social.
Ai thotë se i kundërshton raportet e medias se është “i shqetësuar” për t’i dhënë fund luftës, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
“Unë kam gjithë kohën e botës, por Irani jo – Ora po ecën!” shkruan ai.
Ai vazhdon: “Një marrëveshje do të bëhet vetëm kur të jetë e përshtatshme dhe e mirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatët tanë dhe, në fakt, për pjesën tjetër të botës.”