Instagrami i Luizit i kalon në pronësi produksionit të Big Brother VIP Albania - Gazeta Express
string(78) "instagrami-i-luizit-i-kalon-ne-pronesi-produksionit-te-big-brother-vip-albania"

Instagrami i Luizit i kalon në pronësi produksionit të Big Brother VIP Albania

Rozë

Gazeta Express

24/03/2023 7:57

Prej ditësh është zhvilluar një ‘betejë’ për të fituar të drejtat autoriale të llogarisë në Instagram të Luiz Ejllit.

Këngëtari i cili për rrugëtimin dhe lojën e tij në Big Brother VIP Albania po konsiderohet fenomen, brenda një kohe të shkurtët arriti një numër të madh ndjekësish teksa aktualisht ka 644 mijë të tillë.

Lexo Edhe:

Por, së fundmi emri i llogarisë së tij u ndryshua nga ‘Luiz Ejlli’ në ‘Ina Ejlli’, që është motra e tij, më pas për disa orë faqja u ‘zhduk’ për t’u rikthyer me një ndryshim tjetër.

Në llogarinë e artisti shkodran në Instagram nuk figuronte asnjë postim, ndërsa dje është konfirmuar se kjo faqe tashmë i takon produkisonit të BBVA, saktësisht televizionit Top Channel.

Këtë e ka konfirmuar kunati i Luizit, Sokol Tahiri në një postimi në llogarinë e tij personale në Instagram.

Ai tha faqja që menaxhohej nga shoqja dhe motra e Luizit, tani të drejtat autoriale për të i kanë kaluar Top Channel-it.

image 123