Portugalia fiton thellë ndaj Lihtenshtajnit, Ronaldo shkëlqen në ndeshjen speciale të tij
Futboll
Gazeta Express
23/03/2023 23:00
Një ndeshje shumë e veçantë për Ronaldon. Ylli i Al-Nassr bëri sonte paraqitjen e 197-të me kombëtare, duke e thyer këtë rekord.
E pikërisht në këtë paraqitje, Ronaldo shkëlqeu
me dy gola, ku Portugalia mposhti 4:0 Lihtenshtajnin, për t’i nisur me fitore
kualifikimet për Evropianin 2024.
Cancelo dhe Bernardo Silva shënuan golat e
parë për vendasit, ndërsa më pas skena ishte për pesë herë fituesin e Topit të
Artë.
Ronaldo shënoi fillimisht në minutën e
51-të nga penalltia.
Në të 63-tën, Cristiano Ronaldo realizoi
një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.