Vizita e Xi në Rusi, vjen reagimi i Blinken i cili akuzon Kinën - Gazeta Express
string(62) "vizita-e-xi-ne-rusi-vjen-reagimi-i-blinken-i-cili-akuzon-kinen"

Vizita e Xi në Rusi, vjen reagimi i Blinken i cili akuzon Kinën

Lajme

Gazeta Express

20/03/2023 21:48

Me vizitën e Xi Jingpin, Kina po përpiqet të sigurojë “mbulesë diplomatike” për mizoritë ruse në Ukrainë, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Që Presidenti Xi po udhëton për në Rusi disa ditë pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër-arresti për Presidentin Putin, sugjeron që Kina nuk ndjen asnjë përgjegjësi për të mbajtur përgjegjës Kremlinin për mizoritë e kryera në Ukrainë dhe në vend që t’i dënojë ato, ajo më mirë do të ofronte mbulesë diplomatike për Rusinë që të vazhdojë të kryejë pikërisht ato krime”, tha Blinken.

Lexo Edhe:

Gjatë një vizite të shumëpritur në Moskë nga presidenti kinez, Xi Jinping, holomogu i tij rus, Vladimir Putin është shprehur se do ta diskutojnë planin 12-pikësh të Xi Jinping për “zgjidhjen e krizës akute në Ukrainë”.

Ai gjithashtu u shpreh se janë gjithmonë të hapur për të diskutuar dhe negociuar, shkruan BBC.

“Ne jemi gjithmonë të hapur për një proces negocimi”, është shprehur ndër të tjera Putini.

Kujtojmë se Kina publikoi një plan për t’i dhënë fund luftës muajin e kaluar, plan ky që përfshin, siç thuhet aty, “ndërprerjen e armiqësive” dhe rifillimin e bisedimeve të paqes.