Peja ka regjistruar humbjen e dytë në Ligën Ballkanike.
Skuadra e drejtuar nga Rami Hadar u mposht nga Hapoel Beer Sheva, skuadër që ia kishte shkaktuar edhe humbjen e parë, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 88:81.
Krahas dy humbjeve, Peja deri më tani ka regjistruar shtatë fitore dhe renditet e dyta në tabelë me 16 pikë.
Për Hapoel Beer Sheva ishte kjo fitorja e nëntë, krahas një humbjeje.
Skuadra izraelite prin në tabelë me 19 pikë. /Gazeta Express/