Axians Kosova dhe Qendra Don Bosko nisin partneritet për edukimin digjital të fëmijëve - Gazeta Express
string(86) "axians-kosova-dhe-qendra-don-bosko-nisin-partneritet-per-edukimin-digjital-te-femijeve"

Axians Kosova dhe Qendra Don Bosko nisin partneritet për edukimin digjital të fëmijëve

Lajme

Gazeta Express

23/02/2023 11:02

Axians, brendi TIK I VINCI Energies, po bashkëpunon me Qendrën Social-Edukative “Don Bosko” në Kosovë. Në partneritetin e orientuar afatgjatë, Axians ofron njohuri dhe pajisje për të mbështetur edukimin digjital – veçanërisht për fëmijët e familjeve në kushte te vështira.

I lumtur për këtë partneritet u shpreh edhe Drejtori i Qendrës Edukative-Sociale “Don Bosko”, Don Dominik Kukeli i cili shtoi se edukimi social është një shtyllë tejet e rëndësishme për zhvillimin e potencialit të nxënësve dhe për karrierën e mëtutjeshme.

Lexo Edhe:

Ndërsa Burim Mirakaj, Drejtor i përgjithshëm në VINCI Energies DACH & CEE ICT foli për rëndësinë e kësaj fushe të studimit dhe profesionit duke shtuar se është mundësia më e mirë për përfshirjen e Kosovës në Europë, pasi që edhe konsiderohet pjesë e saj.

Ndër të tjera shtoi se ky partneritet është investim i së tashmes për të ardhmen e fëmijëve që ata të mësojnë dhe të trajnohen profesionalisht në infrastrukturën digjitale.

Gjuha e TIK-ut është tashmë botërore dhe mundësitë për ngritje dhe zhvillim profesional në këtë aspekt çdo herë e më shumë po rriten.

Kjo ofron shumë avantazhe për fëmijët bursistë por edhe gjithë të tjerët, sepse me krijimin e mundësive më të mira për punë dhe karrierë, zvogëlohet numri i personave që duan të ikin jashtë vendit.