Peja e angazhon trajnerin e ri, Rami Hadar - Gazeta Express
string(41) "peja-e-angazhon-trajnerin-e-ri-rami-hadar"

Peja e angazhon trajnerin e ri, Rami Hadar

Basketboll

Gazeta Express

20/02/2023 12:58

Klubi i basketbollit Peja është bërë menjëherë me trajner të ri.

Pasi u nda pak orë më parë me trajnerin e deritashëm, Can Sevim, Verdhezinjtë njoftojnë se e kanë angazhuar trajnerin Rami Hadar, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Trajneri i njohur ka udhëhequr klube të mëdha izraelite, ndërsa pejanët presin që përvoja që e ka t’i ndihmojë ata që ta fitojnë titullin e kampionit, pasi dështuan ta fitonin Kupën e Kosovës së fundmi. /Gazeta Express/