Një numër i madh studentësh dhe qytetarë kanë organizuar një marsh në Prishtinë kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Me slogane si “Asociacioni nuk kalon”, “S’pranoj Asociacion që na bosnjëzon”, “Bashkë kundër Asociacionit”, “Kosova Republikë, s’ka Zajednicë” dhe duke kënduar këngë të ndryshme patriotike, studentët nisën marshin e tyre nga Biblioteka Kombëtare dhe u ndalën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Organizatorët e protestes argumentuan se themelimi i asociacioneve njëetnike në vendet e rajonit ka krijuar “shtet brenda shtetit”. Sipas tyre një asociacion i tillë nuk do të avanconte të drejtat e komunitetit serb në Kosovë, por “do t’i instrumentalizonte” serbët që jetojnë në Kosovë.
“Ne nuk pranojmë Asociacionin e komunave me shumicë serbe që cenon drejtpërdrejtë paqen, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit”, tha njëra prej studenteve.
Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për themelimin e Asociacionit.
Deri më tani, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, është kërkuar fuqishëm nga Serbia, ndërsa kryeministri Albin Kurti tha se pranimi i një marrëveshje të tillë do të bëhej vetëm nëse përmbushen 6 kushte.
6 kushtet e Albin Kurtit:




/Gazeta Express