Shkon në 21 numri i shtetasve të vënë në pranga, si rezultat i megaoperacioni masiv “Agimi”, të zhvilluar në Nikël, Halil dhe në Arramerras, përmes monitorimit nga ajri, për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit.
Policia ka njoftuar se ditën e sotme është arrestuar një 51-vjeçar me masë sigurie nga Gjykata e Lartë, pasi kultivoi bimë narkotike në fshatin ku banonte.
“P. K., 51 vjeç, banues në Arrameras, Fushë Krujë, pasi Gjykata e Lartë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike””, njofton policia.
Gjatë këtij megaoperacioni, shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ato të GDF-së, kontrolluan me avionë dhe dronë, sera, magazina, banesa dhe zona të pyllëzuara, si dhe administruan një sërë informacionesh nga inteligjenca informative, me qëllim evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...