Bashkimi nuk udhëtoi për ta zhvilluar lojën e Ligës Ballkanike, e humb ndeshjen me rezultat zyrtar
Basketboll
Gazeta Express
01/02/2023 12:42
Ballkani e ka humbur me rezultat zyrtar 0:20
ndeshjen ndaj ekipit Milenijum Kodio në Ligën Ballkanike.
Lajmin e ka bërë të ditur uebfaqja e kësaj lige, si rezultat i mosudhëtimit të klubit kosovar për ta zhvilluar këtë ndeshje, shkruan “Gazeta Express”.
Prizrenasit nuk ishin në gjendje të udhëtonin drejt
Podgoricës për shkak të problemit të disa lojtarëve me shëndetin dhe nuk kishin
mjaftueshëm lojtarë në dispozicion.
Në rast se nuk udhëton prapë, Bashkimi mund të përjashtohet
nga Liga Ballkanike. /Gazeta
Express/